Dalja e pagave dhe targave, Peleshi: Sfida jonë mbrojtja kibernetike

Dalja e pagave dhe targave, Peleshi: Sfida jonë mbrojtja kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë nga Elbasani ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit të publikimit të të dhënave për pagat dhe targat e mijëra shqiptarëve për të cilin u shpreh se mbrojtja kibernetike ka një rëndësi të veçantë duke menduar dhe faktin e rrjedhjes së të dhënave një javë më parë.

Ministri është shprehur që në këtë drejtim duhet që të investojmë më shumë për të mos pasur probleme dhe ngërçe të tilla, ndërsa theksoi se çështja është në hetim ndaj duhet të investojmë më shumë jo vetëm ne, por të gjitha vendet për të rritur sigurinë kibernetike.

Mbrojtja kibernetike është sfidë për të gjitha vendet. Në NATO konsiderohet një nga pesë domenet e mbrojtjes. Ne jemi përgjegjëse ta zhvillojmë sigurinë kibernetike. Kemi një projekt me amerikanët mbi 20 milionë  euro  për të ngritur njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike që do të jetë garacia e madhe. Ne i kemi potencialet dhe kapacitetet për të siguruar mbrojtjen e sistemeve tona ushtarake.

Kjo sfide hyn të çdo familje të çdo qytetar dhe deri te institucionet private dhe shtetërore meqë janë online janë më të ekspozuar nga këto rreziqe. Ne do të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në rritjen e sigurisë kibernetike. Para se te ndodhnin ngjarjet e fundit ende nuk dihet nëse janë hakerime ose te rrjedhjes se informacionit nga nënpunes apo punonjës të papërgjegjshëm.

Çështja është në hetim ndaj duhet te investojmë më shume jo vetëm ne, por të gjitha vendet për të rritur sigurinë kibernetike. Sado i zhvilluar të jetë nuk mund ti shpëtojë kërcënimit botërore. Ka haker brenda dhe jashtë vendit, pra botëror

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy