
Gazetarja Ola Xama thotë se buxheti prej 330 milionë eurosh i Bashkisë së Tiranës shkon në masën më të madhe për tendera të cilët janë fituar nga drejtorët e vet.
Këta i çojnë paratë edhe në ndërtimin e pallateve. Na rezulton se po ndërtojnë tre pallate. Janë 330 milionë euro në vit që harxhon Bashkia e Tiranës. 20% e buxhetit shkojnë për pagat, 20% për ndihmë ekonomike e të tjera.
Struktura e bashkisë: administrator Erion Veliaj dhe asnjë pozicion kanalizues për të shpërndarë strukturën. Janë dhe sh.a. janë dhjetëra kompani në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ka një strukturë prej 10 mijë punonjësish. Një pjesë e mirë e tyre dhe e drejtorive nuk punojnë për qytetarët e Tiranës. Shkojnë në punë dhe i japin tendera vetes.



