Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, deklaron se Partia Demokratike do të dalë me kandidat për kryebashkiakë dhe këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.
Gjatë një takimi me strukturat e PD në Mirditë, Alibeaj tha se demokratët nuk mund të jenë pjesë e Partisë së Lirisë, ndërsa akuzoi grupin e rithemelimit se ka votuar në parlament një sërë projekt vendimesh që i shërbenin Edi Ramës.
Disa kanë zgjedhur të distancohen nga vlerat e PD-së që kemi pasur. Synimi takimit është riorganizim të nxjerrë nga kryesia e PD-së.
Disa njerëz kontributorë, që i kemi pasur në krah. Partia Demokratike është këtu dhe të qenit demokrat është të qenit koherent. Ky është besimi ynë politik.
Me gjithë diferencat që mund të kemi janë këto vlera që na mbajnë ne bashkë. Partia Demokratike do marrë pjesë në zgjedhjet lokale 2023 me formacion të plotë.
Jo vetëm këtu por në gjithë Shqipërinë, është detyrim i Partisë Demokratike.
Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi, akuzuan Sali Berishën për përçarjen dhe gjuhën e urrejtjes mes demokratëve.
Ky takim vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 14 majit.



