Çika: Kërkesa në gjykatë për çregjistrimin e Bashës si kryetar, tregues se selia e PD është e pushtuar

Çika: Kërkesa në gjykatë për çregjistrimin e Bashës si kryetar, tregues se selia e PD është e pushtuar

Gazetari Nebil Çika, padinë e anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike, Edit Harxhi në gjykatë padi për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar të PD, e lidh me faktin se Sali Berisha dhe forumet e tij nuk janë ligjor.

Nga studio e MCN Live, ai tha se veprimi i djeshëm tregoi si akt politik problemet që ka PD brenda dhe se nxori ose hodhi në erë pretendimin se Sali Berisha është kryetari i partisë.

Gratë e zotit Berisha që shkuan atje thonë që është Berisha kryetari i PD, por kërkojnë të shkarkojnë zotin Basha. E shkarkuan tre herë me forume dhe duan ta shkarkojnë prapë.

Kjo tregon, se selia, vula që përdor Rithemelimi janë të paligjshme. Partia e Punës nga viti 1941 deri në 1991 nuk ka qenë e regjistruar askund por ka drejtuar, e njëjta punë dhe tani.

Basha ka dhënë dorëheqjen, ka ikur vetë, nuk është de fakto kryetari i PD. Kanë një gjyq në Apel për të regjistruar Kuvendet, ose të Berishës ose të Bashës.

Mbahet me një vendim të bërë nga kjo drejtësi nga një gjyqtar që pritet të kalojë vetingun dhe çështja është në Apel. Kemi pushtim të paligjshëm të selisë, vulës.

Është gabim dhe nga mediat që i referohen zotit Berisha kryetari i PD. Le ti drejtohen kryetari i Foltores.

Konflikti në PD nuk është i tanishëm shpallja non grata vetëm shpërtheu, pasi nisi që nga koalicioni me LSI.

Më erdhi keq se në një fjalim të tij ka thënë se nëse nuk donte Ilir Meta, do bëja koalicion me Edi Ramën.

Kjo tregon se PD nuk ka përfaqësuar të djathtën dhe nuk ka mbrojtur as të drejtat e tyre.

Sipas tij, paralelizmi i Enkelejd Alibeajt me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, nuk qëndron.

Alibeaj nuk është prodhimi i zotit Berisha, por është i pari i përplasur nga Berisha dhe i larguari i parë prej tij. Basha dhe Berisha janë një paketë.

Berishës amerikanët i nxorrën non gratan, ndërsa Bashës paratë ruse. Basha iku, ndërsa Berisha u rikthye. Të ikë dhe Berisha.

Me letrën që Basha është dorëhequr dhe të dojë të kthehet, nuk kthehet më. Komandoi Alibeajn. Basha u tërhoq nga drejtimi, jo nga politika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy