PD: Kush dëgjoi sot Ramën në Vlorë do të jetë ndier i tallur

PD: Kush dëgjoi sot Ramën në Vlorë do të jetë ndier i tallur

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pretendon se kryeministri Edi Rama u tall sot me vlonjatët dhe jo vetëm gjatë vizitës që ai bëri në këtë qytet. Sipas Bardhit Rama për dy orë preku nga temat më të parëndësishme, por nuk foli në asnjë moment për shëndetësinë, të cilën kryeministri e ka premtuar falas.

Sekretari i PD-së shtoi se Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.

Reagimi i Bardhit:

Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!

Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.

Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.

Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.
Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.

Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjeë së Edi Ramës.
Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy