Kreu i PD Sali Berisha tha sot se emërimi i Dan Bonginos si nëndrejtor i FBI-së, është lajm i hidhur për Edi Ramën “për shkak të lidhjeve të tij me Sinaloan”.
Berisha shton se Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan, e lidhur sipas tij me Edi Ramën.
“Ajo që mund të them unë, që si drejtori i përgjithshëm i FBI, Kash Patel, ashtu edhe ish-oficeri i shërbimit sekret dhe më pas autori i një best-selleri dhe gazetar ndër më të kuotuarit në dëgjueshmëri, ka pasur një podcast që shkonte 16 milionë shikime apo dëgjime, është një zhvillim shumë pozitiv për FBI-në, e cila do ketë në udhëheqje dy persona të përkushtuar totalisht për transparencë të plotë dhe për të mbrojtur pa lëkundje, jashtë çdo interesi, interesin e qytetarëve amerikanë dhe SHBA.
Edhe ky është një lajm i hidhur për Edi Ramën, pasi ky gazetar i famshëm dhe autor i një best-selleri, është emëruar në atë detyrë, por është problemi tjetër se presidenti Donald Trump i ka shpallur kartelet e drogës organizata terroriste dhe konkretisht Sinaloan e lidhur me Edi Ramën.
Sinaloa nuk është më vetëm kartel droge, por është organizatë terroriste.Luftar Hysa, me dy vëllezërit, ata pra janë krerët e një organizate terroriste, të cilës Edi Rama i ka dhënë licencë për kazino, i ka dhënë leje ndërtimi për hotel me 5 yje.Është thellësisht implikuese. Mbrojtja që i bëri Xhorxh Sorosi veprimtarisë kriminale të Edi Ramës merr fund, ai tani do përballet me ligjin. Njëherë për njëherë aty ku e ka shkelur dhe e garantoj mbrapa edhe në Shqipëri”.



