Duke folur gjatë forumit të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë kryeministri Rama tha se ka marrëdhënie të mira qoftë me ekipin e Biden-it, qoftë me atë të Trump-it. Ndër të tjera Rama tha se është mik me Jaerd Kushnerin, dhe me Alex Sorosin, duke vënë në dukje se “Shqipëria është një vend i vogël dhe ka nevojë për miq”.
Moderatori Clemons: Ju njiheni, jeni Kryetari i PS, njiheni që keni krijuar marrëdhënie shumë të mira me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por gjithashtu edhe me ekipin e Biden. Duket sikur arrini të menaxhoni në të dyja anët. Shumë njerëz duan ta mesojnë këtë aftësi. Për shembull, duke u lidhur me presidentin, Jared Kushner po zhvillon një pronë shumë të bukur në Shqipëri, por potencialisht mund të jetë edhe një pasardhës i Joe Biden që mund të marë mandatin. Nuk dua ta lidh me Amerikën këtë, dua ta lidh me faktin se si arrini ju të lundroni në këto lloj personalitetesh botërore, ku ju ndërkohë jeni në qendër?
Edi Rama: Unë jam rritur në kohën e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm komunist, ishim “Korea e Veriut’’ e Europës. Komunistët thoshin, “miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë”, ndërkohë që armiqtë e miqve tanë, janë armiqtë tanë’’. E shoh ndonjëherë këtë të bëhet mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve në Europë, demokratëve në Amerikë, jo Partisë Demokratike, flas demokratëve.
Unë nuk besoj tek kjo, unë nuk besoj zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam Kryeministri më i gjatë këtej pari. Kështu që jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq larg. Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq, kemi nevojë për miq dhe për shembull ju flisni, meqë ra fjala për ta bërë më të qartë unë jam mik edhe me Jared dhe me Alex Sorosin. Alex është këtu, që është edhe një konfrontim edhe si të thuash më me kripë do të thoja sesa Biden dhe Trump.



