Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbledhur për herë të dytë këtë fundjave mes debateve para formimit të qeverisë së re.
Qeveria do të votohet pas përfundimit të seancës maratonë, që pritet të përfundojë në mesnatë.

Kjo qeveri është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE, me mandatarin Hristijan Mickoski kandidat për kryeministër.
Qeveria e re do të jetë një koalicion mes VMRO-DPMNE, koalicionit të 4 partive shqptare VLEN dhe partisë ZNAM.
Një ditë më parë, Mickoski shpalosi programin e tij qeverisës në parlament, duke mos përmendur në asnjë moment si kushtin për ndryshime kushtetuese me Bullgarinë, ashtu dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, por premtoi se do të ruajë marrëdhënie miqësore me shtetet fqinje.
Ai kërkoi bashkëpunim me opozitën.
Këta janë anëtarët e propozuar të Qeverisë:
Kryeministër: Hristijan Mickoski
Zv/kryeministër dhe ministër i Transportit: Aleksandar Nikolovski.
Zv/kryeministër dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti.
Zv/kryeministër i ngarkuar për qeverisje të mirë: Arben Fetai.
Zv/kryeministër për Sistemin Politik: Lupço Dimovski.
Zv/kryeministër dhe ministrër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve: Ivan Stoilkoviq.
Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajlovski.
Ministre e Financave: Gordana Dimitrieska Koçovska.
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mucunski.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski.
Ministër për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital: Stefan Andonovski.
Ministër i Sportit: Borko Ristovski.
Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: Sanja Bozhinovska.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave: Cvetan Tripunovski.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Lutkov.
Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski.
Ministre e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska.
Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari.
Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Fatmir Limani.
Ministër i Çështjeve Evropiane: Orhan Murtezani.
Ministër i Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi.
Ministër i Administratës Publike: Goran Minçev.
Ministri i Drejtësisë: Igor Filkov.
Ministër pa portofol, përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e “Dekadës së Romëve”: Shaban Saliu.



