Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se vendi “de facto” nuk ka Kryeministër dhe se Edi Rama ka detyrimin ligjor që të përgjigjet në interpelancë.
Duke folur nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ku Edi Rama nuk u paraqit teksa opozita e e kishte thirrur në interpelancë për çështjen “McGonigal”, Alibeaj kërkoi që Rama të flasë dhe të japë llogari.
Rama duhet të shpjegohet për këtë skandal me përmasa ndërkombëtare, heshtja e tij tregon inkriminimin.
Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij. Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me Kryeministrin jo me dikë tjetër.
Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit. A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën.
Edi Rama ka detyrime politike. Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptar që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare.
Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur.



