
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, ka rekomanduar zgjatjen e mandatit të organeve të vetting-ut, në Shqipëri.
Ndërsa, përmes postimit në rrjete sociale, zyra e BE-së e cilëson si “hap të rëndësishëm”, paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, “për t’u votuar nga të gjithë deputetët”.
“Bashkimi Evropian fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i plotë i procesit të vetingut është i vështirë për integrimin evropian të Shqipërisë. Hap i tillë sot në Kuvend me pamjen e projektit-amendamentit të kushteve për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri (SHBA), ka shprehur poashtu mbështetjen e saj ndaj rekomandimeve të Bashkimit të Evropian (BE) për zgjatjen e mandateve të organeve të vetting-ut në Shqipëri.
“Mbështetja ndaj amendamentit kushtetues, për zgjatjen e vetting-ut, e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit”, shkruhet në postimin e mediave sociale Twitter, të Ambasadës.
Ndërsa tregojnë dhe një herë mbështetjen ndaj integrimit evropian të Shqipërisë.



