SHBA-BE përshëndesin dekretimin e gjyqtares në Gjykatën e Lartë

SHBA-BE përshëndesin dekretimin e gjyqtares në Gjykatën e Lartë

Delegacionet ndërkombëtarë në Shqipëri kanë përshëndetur sot dekretimin e një tjetër gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

Në reagimin e saj ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, ka deklaruar se e mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Kim spikat emërimin nga Presidenca e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë.

Kjo rrit funksionalitetin e Gjykatës së Lartë dhe mundëson asaj të emërojë gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e tij, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se tashmë me emërimin e gjyqtares Arbena Ahmeti nga Presidenti Ilir Meta, është arritur kuorumi i duhur për këtë Gjykatë.

Ai  shton se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

Mirëpritëm emërimin nga Presidenti Ilir Meta të anëtarit të 10-ë të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushteutuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
Mirëpresim takimin e sotëm nga Pres. ilirmetazyrtare anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë ka arritur kuorumin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në konsolidimin e -justicereform”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy