Berisha: Na mbetet vetëm djegia e mandateve

Berisha: Na mbetet vetëm djegia e mandateve

Ish-kryeministri Berisha e sheh djegien e mandateve si të vetmen mundësi që i ka mbetur opozitës. Pas votimit të kryeprokurores së përkohshme në Parlament, Berisha tha se opozita i largohet pushtetit nëse nuk mbështetet në protesta.

Megjithatë, Berisha shtoi se ky është qëndrimi i tij personal.

“E siguroj opozitën se nuk vjen kurrrë në pushtet nëse nuk e sjellin ata që erdhën për ta mbështetur nga e gjithë Shqipëria. Mund të ketë vetëm  djegien e mandateve. Këto vendime i merr grupi, unë po flas si Sali Berisha. Në këto kushte në Parlament, opozita vetëm sa i largohet pushtetit. Do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet. Shoqëria sorosiane për 6 muaj nuk solli një njeri dhe la pa rkijuar KLP”, tha Berisha.

Berisha sqaroi edhe përplasjen në foltoren e Kuvendit me punonjësit e Gardës.

“Sot në Parlament, Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa për të thënë fjalët e mia. Edi Rama urdhëroi mercenarë, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Një cub, një fundërrinë pa asnjë parim urdhëron rojet që të më pengojnë të flas. Edi Rama e bëri, Gramoz Ruçi nuk mund ta bënte kurrë. Kjo ka domethënien se kjo opozitë në këtë Parlament, e dhunuar në shkallë ekstreme, nuk ka bëshkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri Rama me emërimin e prokurorit të përkohshëm të marrë çdo vendim për të përmbysur Ramën”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy