Pas seancës plenare, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u pyet për akuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ajo e ka cilwsuar Berishën dhe Malltezin të përndjekur politik.
Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit.
Ndërsa pyetjes nëse ka pasur fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi tha se ka shkuar në dyert e SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Unë kam pasur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin.



