Kryeministri Edi Rama ka patur këtë mesditë një takim me peshkatarët e Vlorës, dhe aty papritmas, një varkë e ndaluar në mol kishte emrin “Basha”, e pikërisht për ktë koinçidencë, Kryeministri ka ngritur një dolli.
" Hajde ngrejmë një dolli tani, do pijmë për Bashën në Mallakastër. Dhëndër Tepelene e kemi, kur shkon në Hollandë thotë jam holandez, kështu që gëzuar”, do të thoshte Rama.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Lulzim Bashës, i cili i ka kthyer përgjigje Ramës nga Divjaka, në një takim elektoral me fermerët atje.
“Sot ka ngritur dolli për mua me peshkatarët e Vlorës. Mos ngri dolli për mua Edi Rama, por tregoju peshkatarëve të Divjakës, Vlorës pse nuk mbajte premtimin. Pse duhet te detyrohen t’i rregullojnë varkat e tyre në Greqi e Itali. Lëri dollitë sepse peshkimi s’ka asgjë për të festuar sepse e ke zhytur në dëshpërim peshkimin dhe blegtorinë”- tha Basha.
Gjatë fjalës së tij në Divjakë, Basha u ka premtuar fermerëve se me PD-në në pushtet çmimi i naftës do të jetë më i liri në të gjithë rajonin.
“Mos te arrish të shesësh produktin as sa kostoja është krim. Rama ju thotë të merrni kredi si zgjidhje. Kryeministri i pikturave, mashtrimeve, gënjeshtrave tani është edhe kryeministri i bankave. Ju jap fjalën se brenda vitit të parë në asnjë vend të Ballkanit nafta sdo jete me lire sesa në Shqipëri. Fermerët shqiptare janë të goditurit e Republikës së Vjetër”- tha Basha.



