KQZ gjobit me 10 mijë lekë gjobë kryebashkiakun e Vorës, Gentian Picari, për mos deklarim të aktiviteteve në faqen zyrtare të bashkisë, si një detyrim ligjor .
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme, lexoi vendimin ku thuhej se ishte hapur një hetim administrative për Bashkinë e Vorë, pas padisë së bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Sot (dje) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të rihapë hetimin administrativ për shqyrtimin e denoncimit ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë për moszbatimin e vendimit nr. 140 të KSHZ-së. Komisioneri vendosi t’i kërkohet informacion Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) brenda datës 14.04.2021, ora 10:00 lidhur me pretendimet në shkesën e Bashkisë Vorë, të administruar sot nga KQZ,”- njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Një muaj më parë, KQZ-ja pasi shqyrtoi kallëzimin e mëparshëm të LSI-së urdhëroi Bashkinë e Vorës që të plotësojë detyrimet e Kodit Zgjedhor.
LSI-ja pretendonte se: Nga verifikimi i faqes zyrtare të Bashkisë Vorë, rezulton se kjo Bashki nuk ka një të tillë. Referuar parashikimeve në nenin 79, pika 1 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar dhe në nenin 7 pika 1 shkronja ‘c’ të Vendimit nr.9/2020 i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bashkitë duhet të përmbushin detyrimin për hapjen e faqes zyrtare me qëllim publikimin e detyrueshëm të parashikimeve të dispozitave të sipërcituara. Në këto kushte, kërkohet ndërmarrja e hapave konkrete me qëllim që Bashkia Vorë të plotësojë këtë detyrim ligjor.



