Sot afati i fundit, Berisha dhe Noka presin pretendentët për të qenë në listën e kandidatëve

Sot afati i fundit, Berisha dhe Noka presin pretendentët për të qenë në listën e kandidatëve

Kryedemokrati Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka po presin pretendentët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë, si në atë sigurt dhe në listën e hapur.

Gazetari Mariglen Kume raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se sipas informacioneve, Klevis Balliu do të jetë në listën e mbyllur për Tiranën.

Grigels Muçollari ka pranuar se do jetë në listë të hapur. Ka qenë një nga kandidatët me vota të konsiderueshme në primare.

Ka një ngërç për kandidatin më të votuar në primare Hysen Kadiu, pasi sipas burimeve, zoti Kadiu ka kushtëzuar pjesëmarrjen e tij ose në listë të mbyllur ose nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 11 majit.

Dashnor Sula ka njoftuar se nuk do të jetë në listën e PD për deputet, pasi nga diskutimet mes zotit Berisha, Flamur Nokës dhe drejtuesit politik të qarkut Elbasan, Tomor Alizoti, zoti Sula është etiketuar si person që mbështet SPAK, ndaj nuk është pjesë e listës së PD.

Ndërkohë në orën 16.00 do të mblidhet Kryesia e PD lidhur me listën e diskutuar.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 19.00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i cili do të miratojë listën e Kryesisë.

Këto zhvillime vijnë pasi mesnata e sotme është afati i fundit për partitë politike dhe koalicionet që të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy