Lezhë, Gjok Kola: Jetojmë pesë pjesëtarë në çadër, s’kemi të ardhura përveç ndihmës

Lezhë, Gjok Kola: Jetojmë pesë pjesëtarë në çadër, s’kemi të ardhura përveç ndihmës

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, me shpresën e humbur, thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij.

Në bisedën që pati me ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku Dedgjonaj, ai thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që ka bërë në institucionet përkatëse, nuk sheh ende dritë në fund të tunelit.

Më tej ai shprehet se deri më tani ka qëndruar në çadër nga frika se shtëpia mund t'i zërë brenda, ndërsa asnjë prej pjesëtarëve të familjes së tij nuk punon.

Mu shemb shtëpia që në tërmetin e 26 nëntorit. Jam jashtë në çadër. Kërkesa kemi bërë boll, gjë nuk shohim, s’di gjë! 50 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike 40 mijë, ato janë, edhe atë qira që ma paguajnë që 10 muaj. Këto janë fitimi jem. Tjetër të ardhura s’kam. Këto janë kushtet e mia, s’kam tjetër ça me thanë”, tregon banori i zonës së Tales në Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy