Kim: Ambasadore më emëroi Pompeo. Shqipëria, model si vend i dalë nga shtypja

Kim: Ambasadore më emëroi Pompeo. Shqipëria, model si vend i dalë nga shtypja

Në aktivitetin e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri SHBA, në prani të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, ambasadorja Yuri Kim, kujtoi emërimin e saj në Tiranë.

Një kujtesë e tillë vjen teksa ambasadorja, është shigjetuar shpesh nga politika shqiptare.

Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para dy vitesh si ambasadore.

Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme.

Jam e kënaqur që jam këtu me ju dhe përkujtoj këtë ngjarje historike, që vazhdoi kjo lidhje. Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja.

Ju vitin e kaluar kujtuat se pritët 1500 afganë, duke i kujtuar besën. Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç.

Ndër të tjera Kim, deklaroi se së bashku po punohet në luftën kundër korrupsionit, por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas saj, gjatë 30 viteve të fundit, nuk mund të ishte kërkuar një mik dhe një partner më i mirë se sa Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy