Rama: Ne ia dorëzuam shpatën drejtësisë, pala tjetër thotë do e marrim mbrapsht dhe do t’i presim kokën Dumanit! 

Rama: Ne ia dorëzuam shpatën drejtësisë, pala tjetër thotë do e marrim mbrapsht dhe do t’i presim kokën Dumanit! 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Durrësi se PS ia dorëzoi "shpatën drejtësisë" duke marrë përsipër kostot, ndërsa pala tjetër thotë që do ta marrim shpatën mbrapsht “për t’i prerë kokën” Altin Dumanit.

Kreu i qeverisë theksoi se vota në 11 maj nuk është thjesht votë për Partinë Socialiste. 

Ne i dorëzuam shpatën drejtësisë duke marrë përsipër të gjitha kostot. Ne çarmatosëm veten dhe armatosëm një pushtet tjetër, që me atë shpatë e ka jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë që të godasë, kur sheh edhe tek ne që ngrenë kokën tumoret e korrupsionit. 

Pala tjetër thotë që nëse sa të marrim votën do ja marrim shpatën mbrapsht drejtësisë dhe gjëja e parë që do të bëjmë është që do t’i presim kokën Altin Dumanit. Atëherë asnjëherë shqiptarët s’do kenë garancinë që barazia para ligjit është jashtë diskutimeve politike. Në momentin që hymë në BE nuk ka fuqi askush këtu të bëjë lëvizje të tilla, se nuk të lë ajo familje. 

Prandaj vota në 11 maj për PS nuk është në fakt votë për PS. Patjetër që për PS do të votojnë mbështetësit tanë, por te kutia duhet të votojnë edhe të gjithë demokratët dhe të gjithë çfarë janë në mes që duan që barazia para ligjit të mos jetë më duart e partive”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy