
Partia Demokratike e konsideron grabitje të qeverisë “Rama” taksën që pritet të aplikohet për autostradën Tiranë-Durrës. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, tha se fituesi i koncesionit është paracaktuar.
“Pak ditë më parë, PD paralajmëroi shqiptarët se qeveria shqiptare ka nisur të zbatojë projektin “të kapim ç’të kalim”. Ndër ta është edhe koncesioni për autostradën Tiranë – Durrës, duke detyruar shqiptarët të paguajnë 2.5 euro. Në krye ka vendosur ministren Balluku. Fituesi i koncesionit është paracaktuar muaj më parë nga qeveria e Edi Ramës, njësoj si në autostradën Durrës- Kukës. Për autostradën Tiranë – Durrës qeveria ka shpenzuar 4 milionë euro për shpenzime me palma. Këto para do të hidhen në kosh se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë vendosur të vjedhin shqiptarët”, tha Hasa.
Në emër të PD-së, Hasa paralajmëroi se kompanitë që të mos marrin pjesë në koncesione të tilla, që sipas tij, me ardhjen në pushtet të demokratëve do të anulohen.



