Berisha në mbledhjen e grupit të PD, Garo i përgjigjet Bardhit: Në demokraci vendos shumica

Berisha në mbledhjen e grupit të PD, Garo i përgjigjet Bardhit: Në demokraci vendos shumica

Komisioni i Rithemelimit reagon lidhur me deklaratën e Sali Berishës, i cili njoftoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar dhe kundërpërgjigjes së ardhur nga Gazment Bardhi.

Floriana Garo, në cilësinë e Drejtores së Komunikimit thotë se mendimi, qëndrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u përdhos ditën kur për pezullimin anti-statutor të Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi një individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnjë institucion tjetër të Partisë Demokratike.

Ajo shton më tej se mandati i çdo deputeti të Partisë Demokratike është marrë në datën 25 prill nga votuesit e Partisë Demokratike.

Besimi i demokratëve në mandatin e Sali Berishës u konfirmua në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe më pas në 6 Mars. Ata që morën vendime duke shkelur statutin, pa pyetur Këshillin Kombëtar e grupin parlamentar dhe kthyen PD për herë të parë në histori në forcë të tretë, sot nuk duhet të japin leksione dinjiteti por duhet të lexojnë vullnetin e demokratëve të shprehur qartë me votë si e vetmja rrugë për të ecur përpara! Në demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica. Koha ku vota e demokratëve zëvendësohej me urdhra dhe vullnete të liga ka marrë fund! Çdo demokratë e demokrat duhet të ndahet nga ajo kohë!

Në mbyllje Garo shton se demokratet kanë folur me votë dhe të gjithë duhet të respektojnë votën dhe vullnetin e tyre dhe se “Vetëm të bashkuar do mund të ecim përpara dhe të fitojmë!”

Bardhi i përgjigjet Berishës: Imponimi ndaj grupit parlamentar, i papranueshëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy