Basha sulmon Ramën nga Shkodra: Do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi

Basha sulmon Ramën nga Shkodra: Do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot nga Shkodra, se Edi Rama po e bën Shqipërinë më keq se Bangladeshi, duke iu referuar thirrjes së kryeministrit që sipërmarrësit të marrin punëtorë nga vendet e treta.

Sipas kryedemokratit, qeveria Rama po e çon vendin në greminë.

“Shtetet e rajonit kanë dhënë shumë para për të marrë veten nga pandemia, kurse ju keni paguar nga xhepi juaj. Plani ynë sheh taksa më pak sesa vendet e rajonit. Ju jeni shpresa për të bërë këtë vend. Ky njeri nuk do marrë punëtorë nga Bangladeshi, por Rama do ta bëjë Shqipërinë më keq se Bangladeshi.  Mbyllinii derën këtij njeriu dhe lëreni Shqipërinë të shkojë në BE. Ne do mendojmë për bizneset, për njerëzit e thjeshtë e punëtorë të vendit. Do jemi partner me sipërmarrjen. Do të ndalim emigracionin masiv, që është plaga më e madhe e vendit. Punësimi i rinisë me paga të mira do bëhet realitet”, tha Basha.”

Për Bashës, Shkodra është një nga zonat që e ka përjetuar thellë krizën e rëndë tetëvjeçare, për shkak të diskriminiimit politik e ekonomik.

“Thirrja për ndryshim dëgjohet në të gjithë Shqipërinë, nga çdo grup shoqëror. Biznesi i vogël është në gjendje të mjerë. Programi ynë ka zgjidhje korrekte. Ne synojmë ta bëjmë Shqipërinë konkurruese në ekonomi në rajon. Ne synojmë që të zhdukim terrorin e taksidarëve. Me ne, do keni më shumë para në xhepat tuaj dhe punëtorët do kenë më shumë të ardhura. Do i përgjigjemi kërkesës për paga më të larta. Ne jemi pro biznesit dhe pro punësimit”, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy