Edmond Stojku, kryetari i një prej tre grupeve opozitare në parlament, në një intervistë për ‘TvT’, tregon se përse ndryshe nga dy grupet e tjera sot votoi pro miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit në kuvend.
“Në parlamentin shqiptar ne kemi tre grupe opozitare dhe njëkohësisht një pjesë janë deputet të pavaruar. Që do të thotë se grupet parlamentare funskionojnë në bazë të diskutimeve brenda vetes dhe njëkohësisht me vendimet që marrin. Dhe njëkohësisht ka një dakordësi mes tre grupeve parlamentare.
Ne nuk është se nuk jemi dakord për të gjithë tezat e hedhura, por për një nga tezat nuk jemi. Ndryshe nga grupi parlamentar demokrat, ne, dy grupet e tjera, shprehëm dakordësinë e 5 qershorit si alternativë konsultative më tepër në tryezën e negocimeve për rinegocimin dhe riformatimin e kodit të ri zgjedhor,”-deklaron fillimisht Stojku.
I pyetur nëse ka garanci nga mazhoranca se më 30 qershor do votohen ndryshimet kushtetesue, ndër të cilat listat e hapura, Stojku përgjigjet:
“Deri më tani hapat e hedhura janë hapa garancie. Faktori i besimit në politikë ka kohë që ka humbur vlerat humane, por procesi do ishte gjysmak, nuk do kishte përfaqësinë reale dhe aq më tepër për opozitën parlamentare, pra ka garanci.”
Ndërkohë në fund Stojku thotë se do të ishte i kënaqur nëse misioni i tij në parlament përfundon vetëm me këtë objektiv, listat e hapura.
“Unë jam shprehur se edhe nëse asnjë post apo ofiq të mos marim pas këtij rasti, shërbimi që i kemi bërë publikut, do të ishte i mjaftueshëm. Të gjithë ne të rihyrët në parlament, kemi qenë ne që kemi mbledhur votat dhe të tjerët kanë qenë përfaqësia jonë në parlament. Edhe publiku i gjerë do të njohë kandidatin për deputet. Koha po kërkon deputet real, të prekshëm, të dëgjueshëm,”-u shpreh Stojku.



