Pa kaluar dy vite nga ndryshimi i emrit të Partisë nga LSI në Partinë e Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar rithemelimin e Partisëq ë ai drejtonë. Në mbledhjen e kryesisë një ditë më parë tha se do ta bëjë PL-në 10 herë më të fuqishme se Lëvizjen Socialiste Për Integrim që i trashëgoi Monika Kryemadhit.
Por duket se përplasjet e brëndëshme të PL-së mes njerëzve të afërt të Monika kryemadhit dhe dhe të atyre që janë më afër Ilir Metës po dalin në sipërfaqe. Nënkryetari aktual I Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari del kundër kreut të PL dhe thotë se Metës I duhet shumë punë për të arritur nivelin ku ishte LSI e jo më ta kalojë. Ai lë të kuptohet se kryetari I PL po kërkon të krijojë ekipin e tij brenda partisë duke iu shmangur parimit të votës.
Burime për MCN bëjnë me dije se një nga ndryshimet që pritet të bëj meta në Konventën e PL pas dy javësh ëhstë vendosja e një neni në statut që nuk lejon mbajtjen e funksioneve politike të personave nga e njëjta familje. Kjo do të sillte mënjanimin e ish-kryetares Kryemadhi. Në lidhje me këtë Brahimllari brahimllari u shpreh se një gjë të tillë mund ta vendos vetëm antarësia.
Mesa duket videot në rrjete sociale ku meta ngjitet në terrene të vështira nuk janë vetëm për argëtim por për të ccuar edhe mesazhin tek kritikët e tij brenda PL se pavarësish maloreve dhe vështirësive ai do të ngjitet sërish në krye.



