Seferi: Rama kërkon protagonizëm. Kurti rriti pjacën e politikbërjes për shqiptarët në Ballkan 

Seferi: Rama kërkon protagonizëm. Kurti rriti pjacën e politikbërjes për shqiptarët në Ballkan 

Gazetari Leonard Seferi duke komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës mendon që ai po kërkon protagonizëm duke e parë Albin Kurtin si konkurrent.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Seferi tha që Albin Kurti ka rritur pjacën e politikbërjes për shqiptarët në Ballkan. 

Drupal Ad

Ishte një fjalim i bukur, joshës, që prek njerëzit. Në aspektin letrar ishte shumë i arrirë. Dilema ime është përputhshmëria mes dy vendeve, sepse dimë edhe raportet e këqija Rama-Kurti. Me hyrjen e Kurtit në skenën politike dhe largimin e ish-komandantëve të UÇK, Kurti rriti shumë standardin dhe pjacën e politikbërjes për shqiptarët në Ballkan. Qoftë për faktin që s’ka asnjë akuzë për korrupsion, qoftë edhe nga përgatitja, oratoria, forma si i qaset Ballkanit dhe faktorit shqiptar në përgjithësi, Rama sigurisht e sheh si konkurrent, dhe kërkon që në bazë të asaj që Shqipëria është e ashtuquajtura ‘nëna Shqipëri’, kërkon të marrë protagonizmin e gjithë shqiptarëve. Kërkon protagonizëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy