Gazetari Flogert Muça thotë se Erion Veliaj ka një profil të tijin publik, dhe nëse të tjerët tentojnë të kopjojnë liderin në verb, në veshje, në batuta, nuk iu shkon se Rama është origjinali.
Erion Veliaj nuk e bën këtë, që nga stili i veshjes deri nga mënyra si ndërton fabulat, është ndryshe.
Se sa përqafohet stili i tij nga audienca është një debat tjetër.
Veliaj ka një stil komunikimi alla Obama, një stil amerikan.
A është kjo gjuha e duhur të lidhet me publikun?
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, për paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës në SPAK, Muça deklaroi se Erion Veliaj është palë dhe si palë ata zotërinjtë që sipas tij e kanë sulmuar, iu është kundërpërgjigjur.
Erion Veliaj nuk është njeri që nuk ka më shumë se 250 fjalë në fjalorin e tij, si njeri komunikimi di të ndërtojë fabula të thjeshta por që i ka për masën.
Nëse ka një akuzë X, herën e fundit që Veliaj bëri një xhiro intervistash ai e kishte mesazhin të njëjtë dhe për çdo pyetje ai ka një teknikë që për mua e ka të mirë. Ai e konkretizon.
Akuzat janë shumë të rënda, nëse Veliaj del i pastër nga kjo, do marrë një ngritje.



