“Duke filluar nga nesër, unë jam e papunë”, Bregu: Kjo ishte dita e fundit…

“Duke filluar nga nesër, unë jam e papunë”, Bregu: Kjo ishte dita e fundit…

Bashkë me shkollën verore të integrimit kryetarja e komisionit të integrimit Majlinda Bregu, mbylli dhe karrierën e saj si deputete e kuvendit. Bregu, tha se nga sot eshte e pa punë ndërsa citoj Churcill, Duke theksuar se  “Të  përmirësohesh do të thotë të ndryshosh, të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh” … mbylljen e shkollës verore të integrimit  e përshendeti nëpërmjet një video mesazhi, komioneri Johanes Hanh, i cili tha se integrimi  kërkon punë të palodhur, dialog intensiv  dhe të vazhdueshëm.

Me mbylljen e shkolles verore të integrimit, Majlinda Bregu, ka mbyllur edhe karrirën e saj si deputete e kuvendit të Shqipërisë. Nga sot ajo e ka cilëson vetën  të pa punë, ndërsa  për këtë situatë solli në vëmendje një shprehej të Chuchill.

“Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë. Por sikurse thotë Churchill, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë, do mundohem të përmirësohem sepse të përmirësohesh thotë Churchill  do të thotë të ndryshosh, pro që të jesh i përsosur duhet të ndryshosh vazhdimisht”, tha Bregu.

Konferencën në përmbyllje të shkollës verore e përshëndeti nëpërmjet një video mesazhi edhe komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, i cili tha se të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian është  zgjedhje politike, themelore për të ardhmen e vendit.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit  Europian Romana Vlahutin, vlerësoi shkollën verore të integrimit, ndërsa tha se dija  është themelore  në mënyrë që ky proces të ecë në rrugë të suksesshme. /Oranews.tv

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy