
Ish-ministri Genc Pollo thotë se agresioni rus në Ukrainë tregoi se duhet të rishikojmë politikat e sigurimit. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Pollo tha se ndërhyrja ushtarake ruse shkeli ligjet ndërkombëtare.
Është një zgjim në realitet të hidhur kjo që ndodhi sot. Për shkak të naivitetit dhe plogështisë, Europa dhe SHBA nuk kanë reaguar. Kjo çoi në agresivitetin e Rusisë. Kjo bie në kundërshtim me çdo normë të rendit ndërkombëtar. Shpresoj të jetë një moment për të parë nga vetja për të rishikuar politikat e sigurimit dhe buxhetet.



