Kryeministri Edi Rama teksa është duke mirëpritur liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka takuar edhe Albin Kurtin.
Rama i ka zgjatur dorën Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për fotografët para se Kurti të hynte në godinë.
Kreu i qeverisë priti kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila u pa e ftohtë dhe me një përshqëndetje të shpejt kaloi para kryeministrit dhe mediave të pranishme.



