
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se fushata për zgjedhjet e 14 majit 2023 do të nisë më 14 prill.
Ai ka theksuar se, 8 maji do të jetë afati për sondazhet dhe më 9 prill do të duhet të shpallet lista përfundimtare e kandidatëve.
Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve.
Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve.
Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore.
Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat.
Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listëts paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes .
Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve.
Celibashi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka menduar që votimi elektronik të shtrihet në gjashtë bashki të mëdha, por kjo duhet parë nga fondi që do të jetë në dispozicion.
Sipas tij, nëse kjo realizohet do të ketë një kosto prej 3 miliardë lekësh.
Por në total, pa përfshirë këtë projekt, zgjedhjet vendore e vitit të ardhshëm do të kushtojnë 2.3 miliardë lekë.
Në Vorë do zhvillohet votimi elektronik, në 6 bashki mund të zgjerohet, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.
Ne kemi kërkuar që nëse do jetë votomi elektronik, partitë bien dakord, dhe nëse janë paratë, ne i kemi bërë këto llogari dhe 6 bashki të tjera dhe kosto shkon 3 mld lekë, nëse do i kemi këto para dhe palët janë dakord që të zhvillohet ky proces, votim elektronik dhe në këto bashki.
Nëse jo, nuk mund ta bëjmë.



