Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se Basha e ka humbur disa herë trenin qoftë për të krijuar një forcë të re politike, qoftë për të qenë një faktor me peshë në opozitë.
Për Kalemajn, qëndrimi i Alibeaj është koherent duke thënë se nuk pranon të jetë pjesë e grupit, ndërkohë që Basha nuk ka dalë as të bëjë një deklaratë për këtë çështje.

Sot Basha tha se do të mbledhë kryesinë e grupit të tij parlamentar. Ndoshta do dalë me ndonjë deklaratë. Grupi parlamentar që mendohet të jetë me 7 vetë deri tani. Sa kohë nuk ka ikje të tjera publike veç Çollakut dhe deputetes së Fierit, mendoj se mund të jetë. Problemi është se këta po ikin një nga një dhe problemi është a do të ketë grup parlamentar e jo më grup parlamentar deri në fund të kësaj vere.
Basha e ka humbur disa herë trenin qoftë për të krijuar një forcë të re politike, qoftë për të qenë një faktor me peshë në opozitë. Nuk shoh as ndonjë entuziazëm të madh mes atyre që i kanë ngelur Bashës në atë grupim të tij.
Mirë apo keq, Aliabeaj ka mbajtur qëndrim koherent duke thënë që nuk pranoj të jetë pjesë e grupit të PD.
Ndërkohë Basha vetë nuk e ka bërë as këtë lloj deklarate duke e lënë të hapur, do krijojë apo jo.



