Ashtu sikundër edhe kishin paralajmëruar, protestën e pestë kombëtare opozita e organizoi me një strategji të re.
Nuk pati podium, por vetëm një marshim i cili nisi nga kryeministria , vijoi me përplasjet para drejtorisë së policisë për të përfunduar në ish-Bllok. U hodhën molotov, u dogjën disa kazanë mbeturinash dhe u sulmua vila 31 e ish-diktatorit Hoxha.



