Mimi Kodheli: Armët kimike që refuzuam ne u demontuan në Bari

Mimi Kodheli: Armët kimike që refuzuam ne u demontuan në Bari

Lëndët kimike siriane, të cilat Shqipëria i refuzoi 3 vite më parë, janë demontuar në një port në qytetin italian, Bari, pak kilometra larg bregdetit shqiptar.

 

Mbi këtë fakt hedh dritë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila thekson se askush nuk protestoi në Italinë fqinje kundër këtyre lëndëve.

 

"Armët kimike, në fakt lëndët kimike, pasi vetëm kur bashkohen bashkë shndërrohen në armë kimike, për të cilat u ngrit një shoqëri e tërë në këmbë, janë asgjësuar pak milje larg bregdetit shqiptar, në një port në Bari, Itali.

 

Askush nuk u ngrit atje kundër këtyre lëndëve, pasi kishin marrë garanci nga ndërkombëtarët. Garanci që e dhanë edhe në vëndin tonë", u shpreh Kodheli ne Kuvend.

 

Qeveria refuzoi 3 vite më parë demontimin e armëve kimike siriane në territorin shqiptar, pas protestave të Shoqërisë Civile, të cilët e panë si rrezik për popullatën një proces të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy