
Armand Shkullaku në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i konsideron "negociatat" e zhvilluara mes mazhorancës dhe grupit Alibeaj në PD, një "palaçollëk".
Ai tha se shqiptarët e dinë që Edi Rama do ta caktojë vetë presidentin, dhe nuk ka pse ti bëj ata për idiotë.
Kjo është palaçollëk, për çfarë i shkon Edi Ramës? Nëse është opozitë dhe shkon në process..
Duke e ditur që me këtë grup formal, nuk ke tagër dhe rrezikon që edhe në mënyrë kushtetuese të paraqitësh emra, sepse duhen 20 deputetë, për cfarë shkon në bisedime me Edi Ramën? Atëherë shkon ose sepse je idiot, ose sepse do ti japësh vetes legjitimitet nëpërmjet Taulant Ballës. Vëmë bast, jemi të bindur që Rama do të zgjedhë president që do të çojë Alibeu apo e ka caktuar vetë?
Nuk janë shqiptarët idiotë! E dinë që Edi Rama do ta caktojë vetë presidentin.



