
Në kuadër të Ditës së Evropës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e lidhjes së ngushtë që vendi ynë ka me familjen evropiane, jo vetëm përmes pozicionit gjeografik, por edhe përmes vlerave dhe aspiratave të përbashkëta.
Sot ne festojmë Ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht dhe shpirtërisht, dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit.
Presidenti nënvizoi se rruga e integrimit në Bashkimin Evropian është e qartë dhe e pandalshme për Shqipërinë.
“Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.”



