Integrimi, Deliu: Nuk bëhet pa drejtësi eficiente dhe institucione të konsoliduara (VIDEO)

Integrimi, Deliu: Nuk bëhet pa drejtësi eficiente dhe institucione të konsoliduara (VIDEO)

Nirvana Deliu, eksperte integrimi, thotë se sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë mund të bëhen pengesë për integrimin e vendit në BE. Në studion e MCN Informacion, ajo u shpreh se puna e institucioneve të drejtësisë monitorohet me kujdes nga BE.   

 

Retorika politike sidomos ajo në raport me drejtësinë ndikon. Janë parë me shqetësim dhe nuk janë element pozitiv. Reforma në drejtësi është mbështetur nga BE dhe monitorimi i punës së këtyre institucioneve është me shumë rëndësi për BE-në. 

 

Metodologjia e re e zgjerimit ka sjellë risi. BE nuk mund të pranojë në gjirin e saj vende me drejtësi joeficiente dhe institucione të pakonsoliduara. 

 

Deliu tha se vonesa në miratimin e raportit IBAR mund të sjellë vonesa në progresin e procesit. 

 

Ne kur hapëm negociatat u pa që për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, emigracionin, vizat. Pra ishte e rëndësishme që për mbylljen e kapitujve duhej të realizonim kriteret. Është KE ai që e realizon këtë raport, i cili më pas miratohet në këshillin e BE. Por para se të shkojë atje, vetë Këshilli ka disa struktura teknike. 

 

Ajo që është diskutuar me përfaqësues të kryenegociatorit, fokusi është që të paktën këtë vit të mbylleshin 15 kapitujt e parë. Kapitulli i parë mund të jetë ai që lidhet me shkencën, kulturën. Plani ishte që deri në prill duhej të kishim një miratim të IBAR. Duke qenë që kjo mund të shkojë në disa javë apo muaj, këto vonesa ndikojnë që edhe procesi të vonohet. Procesi nuk është i bllokuar, por jemi pak vonë. Në momentin që IBAR miratohet, mund të vijojmë me konferencat ndërqeveritare për të mbyllur kapitujt. E rëndësishme është që nëse në konferencat ndërqeveritare të mbyllemi për disa kapituj, atëherë mund të fitojmë pak kohë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy