Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat ndaj Minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me çështjen e përgjimeve.
Në një deklaratë për mediat deputeti Edi Paloka ka thënë se skandali i përgjimeve ka përplasur Tahirin me vartësit e tij, ndërsa këtë të fundit kërcënojnë ministrin se do të flasin.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë të tregojë vendosmëri dhe të mos lejojë askënd të pengojë hetimet.



