U proceduan për 16 shkurtin, ish-deputetët e PD: Policët na dhunuan

U proceduan për 16 shkurtin, ish-deputetët e PD: Policët na dhunuan

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë proceduar nga Prokuroria e Tiranës penalisht për protestën e 16 shkurtit kanë folur në një konferencë për mediat dhe kanë sqaruar, sipas tyre, të vërtetën e përplasjeve mes tyre dhe policëve të drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ish-deputeti Flamur Noka, tha se ai dhe kolegët e tij ish-deputetë janë sot  nën hetim nga Prokuroria, në një kohë kur Policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre në 16 shkurt.

“Ne jemi përballë një tentative kërcënimi të deputetëve të opozitës nga qeveria. Nuk ka bërë vaki kurrë që në demokraci, punonjësit apo zyrtarët e lartë të Policisë të dhunojnë deputetë në krye të detyrës.

Janë munduar të fshijnë materiale filmike, por aty shihni në një moment që ka shpërndarë Policia politike dhe prokuroria politike ku punonjësi i Policisë ndalon fizikisht deputetët, i shtyn, që nuk lejohet se kanë deputet, por i kanë futur thonjtë në fyt kologut Strazimiri që është vizituar edhe tek mjeku për dhunën.

Unë kam ndërhyrë për të larguar punonjësin e Policisë që i ka futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Kjo është ajo që kam bërë unë. Thjesht kam larguar një punonjës Policie, që kapte për fyti deputetët. Ky është një rast i paprecedentë. Kjo është çështja për të cilën ne kemi bërë kallëzimin penal”, tha Noka.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se Drejtori i Policisë së Shtetit ka bërë agresuar ndaj kolegut të Gent Stazimirin, ndërsa shtoi se nëndrejtori i policisë ka çuar dorën edhe tek arma.

Ai shpjegoi se deputetët shkuan tek ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të ndaluar  terrorin që  po ushtrohej ndaj qytetarëve, por  shtoi se policia jo vetëm që i privoi nga e drejta e tyre, por përdori edhe agresion ndaj kolegut Gent Strazimiri.  Ish-deputetët kanë publikuar edhe videon, që sipas tyre tregon shkaktarin e përplasjesve te ambientet e drejtorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy