“Nuk i dorëzoj çelësat e Gjadrit”, Meloni përplaset me opozitën për emigrantët

“Nuk i dorëzoj çelësat e Gjadrit”, Meloni përplaset me opozitën për emigrantët

Kthimi mbrapsht për herë të tretë I emigrantëve të dërguar në Gjadër nuk e ka lëkundur bindjen e kryeministres italiane Xhorxhia Meloni se marrëveshja do të zbatohet.

Në një koment në rrjetet sociale ndonëse nuk e ka përmendur kampin e Gjadrit duket se është e vendosur të mos i japë opozitës kënaqësinë e mbylljes së qendrave të emigrantëve dhe për këtë ajo shprehet e vendosur për ta çuar deri në fund këtë luftë, që me shumë gjasa e ka dhe me rivalët politikë.

Nëse duan të qeverisin, atëherë le të kandidojnë. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj unë një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat. Kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet.

Elly Schlein nga Partia Demokratike italiane reagoi ashpër duke thënë së kostoja e këtij projekti shkon rreth 1 miliardë euro deri tani.

Giorgia Meloni duhet të japë dorëheqjen. Qendrat në Shqipëri nuk funksionojnë dhe nuk do të funksionojnë. Ata janë një dështim.

Melonit i duhet të përgjigjet edhe ndaj prokurorëve që janë duke e hetuar për favorizim dhe shpërdorim detyre, lidhur me riatdhesimin e gjeneralit libian Osama Njeem Almasri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy