Ish-deputeti i PDK, Nait Hasani emërohet ambasador i Kosovës në Tiranë

Ish-deputeti i PDK, Nait Hasani emërohet ambasador i Kosovës në Tiranë

Kosova ka emëruar ambasadorin e ri në Shqipëri. Kreu i selisë diplomatike të Kosovës në Tiranë është ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani.

Ky i fundit ka filluar dje detyrën e re në Shqipëri. Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt si kryeministër,  kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervistimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.

Sakaq, ditën e djeshme Hasani ka njoftuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.

Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy