
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe deputetit të PS, Arben Pëllumbi, lidhur me këtë bllokim të opozitës lidhur me krijimin e komisioneve hetimore.
Bushati tha se me ketë fakt që po luan mazhornaca, po bën sekret shtetëror me lekët tona, duke penguar një gjë të tillë.
Problemi është tani a ta di unë si qytetar a gënjej ky ‘Sali mashtruesi’, që thotë 22 milion €, ngrihet një komision, dalin letrat , dhe këta ‘legenat’; e opozitës dalin maskarenj.
Por këtu me lekët e buxhetit ti thuash do bëj si dua dhe nuk jap transparencë se ky është non -grata kjo nuk shkon. Çdo njeri thotë o më mirë të bëhet ky komision, ta dimë sa na kushton neve Edi Rama,, pas të gjithë të ‘mirave’ që i ka bërë këtij vendi, sa kosto kemi për këtë punë, se ndoshta ja vlen. Por, jo sekret shtetëror me lekët tona. Kaq është komisioni hetimor, prandaj duhet bërë.



