
Gazetari Neritan Sejamini thotë se në fjalimin e fundit si deputete që mbajti Grida Duma para largimit mungonte një falenderim për votuesit. Sipas tij, ky është një fenomen që shtrihet përtej individit.
Nuk i përmendi asnjëherë votuesit. Shprehu pakënaqësi dhe inat, por nuk foli për votuesit. Ti takon më mijëra njerëz, që shpeshherëtë shikojnë si një njeri që mund t’i ndihmojnë. Ka shumë njerëz të thjeshtë dhe të sinqertë që vërtet të japin votën se të mbështesin. Ne këta i kemi harruar, asnjëherë nuk flasim për qytetarët. Zonja Duma nuk pati asnjë falenderim për votuesit.



