Grushti ndaj Berishës, Topalli: Moment i errët në historinë 30-vjeçare të pluralizmit

Grushti ndaj Berishës, Topalli: Moment i errët në historinë 30-vjeçare të pluralizmit

Jozefina Topalli dënon dhunën ndaj Sali Berishës, i cili u sulmua gjatë protestës sot me grusht teksa po ecte në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Topalli thotë se incidenti i sotëm në protestën e Berishës është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Agresioni ndaj Kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një protestë kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Ky agresion është vetëm politik. Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha. Kjo vjen pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Demokratike.

Më tej ajo shton se kjo dhunë vjen pas presionit ndaj medias.

Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit të PD për 10 vite; kjo vjen pasi disa deputetë pseudo opozitar përpiqen në çdo formë të dëmtojnë misionin e shenjtë te opozitarizmit. Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozitës është pa burrni. Agresioni ndaj kryetarit të opozitës në protestë është thelbi i kulturës të dhunës dhe i mos pranimit të misionit opozitar! Lironi agresion. Opozita e din kush është brumëzuesi”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy