SPAK kërkon arrestimin/ Dyrnjaja: Nuk i shmanget dot gjykimit, raportet e drejtësisë me Berishën jo të lirshme

SPAK kërkon arrestimin/ Dyrnjaja: Nuk i shmanget dot gjykimit, raportet e drejtësisë me Berishën jo të lirshme

Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar lidhur me kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” për Berishën.

Ai u shpreh se kemi një ngërç nga e kaluara, por që Berisha nuk do ti shmanget dot këtij gjykimi sido që të jetë situata. Sipas tij, raportet e drejtësisë me Berishën nuk kanë qenë të lirshme.

Opozita është në të drejtën e saj se si e trajton ka arsyet e veta, pikëpamjet e veta se si e shikon, mendoj se ky nuk është një rast i veçantë, precedentë të tillë ka plotë kemi Trump dhe është në përballje me gjykatën, kemi pasur Berlusconin me dhjetëra raste, por ndërkohë procesin e njihte e kishte legale përballjen me drejtësinë.

Kemi një ngërç nga e kaluara, Berisha s’mbaj mend që ti jetë nënshtruar drejtësisë, e vetmja herë që ka shkuar ka qenë rasti me Tom Doshin dhe Metën ku kanë shkuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë që kanë dhënë mendime të tyre në lidhje me situatën. Për mua mendoj se do ishte sfidë më e rëndësishme nëse Berisha do shkonte që në fillim dhe do përballej me ligjin dhe madje do dilte dhe i fituar.

Më tej ai shtoi se opozita mendon se duke bërë një përzierje politike mendon se do i japë një fryrje për të trajtuar situatën, por sipas tij për çdo rast Berisha do shkojë në gjykatë dhe s’ka për ti shpëtuar dot kësaj përballje.

Duhet theksuar se raportet e drejtësisë me Berishën nuk kanë qenë të lirshme, drejëtsia ka qenë e kontraktuar përballë faktit nëse duhet ta thërrasë Berishën, po a na vjen Berisha.

Nuk është askush prej nesh si shtetas të këtij vendi që përcaktojnë nëse është i drejtë vendimi i një gjykate apo jo, pavarësisht se si ne e interpretojmë. Nga pikëpamja ligjore besoj se do ishte në favorin e Berishës nëse gjykata do kishte gabuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy