"Protesta e studentëve", reagon Lleshaj: Na kërkuan ndihmë Universitetet

"Protesta e studentëve", reagon Lleshaj: Na kërkuan ndihmë Universitetet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë.

Në një dalje për mediat numri 1 i Ministrisë së Brendshme, tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar dhe u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.

"Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë për të liruar mjediset që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Veprimet janë bërë nga policia private, dhe policia e ka mbështetur nga larg. Garancia që u jepet dhe paprekshmëria universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës. Është detyrë e drejtuesve të universiteteve që ato të mbeten zona të lira për këdo. Gjej rastin të ftoj drejtuesit e universiteve që janë prekur nga këto fenomene të bëjnë kujdes të ruajnë universitetet nga çdo formë dhunimi në mënyrë që të garantojnë vijueshmërinë e pandërprerë të programit mësimor", deklaroi LLeshaj.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm i bëri një paralajmërim të gjithë atyre personave që kanë vendosur këtë formë proteste, duke thënë se i mirëkupton thirrjet entuziaste. "Universiteti është i ynë! Se universiteti është i tyre por edhe i yni dhe duhet që të kujdesemi që ti lëmë universitetet zona të lira akademike e debati", vazhdoi më tej LLeshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy