
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur falenderime për kancelaren gjermane Angela Merkel, fill pas largimit të saj nga skena politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.
“Faleminderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha.



