Dumani flet në Kuvend mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës: Marrëdhënia me Ramën institucionale

Dumani flet në Kuvend mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës: Marrëdhënia me Ramën institucionale

Kreu i SPAK Altin Dumani në kuadër të raportimit të Kuvend, iu përgjigj pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së në lidhje me disa çështje të rëndësishme, mes të cilave edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Hetimin për inceneratorin e Tiranës Dumani e konsideroi një hetim kompleks, që nuk është në kompetencë të tij.

Ndër të tjera ai tha se marrëdhëniet e tij me kryeministrin janë “vetëm institucionale dhe proceduriale”.

Drupal Ad

 

 

 

Lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha: “Nuk kam asnjë lloj kompetence për hetimin e çështjeve të tilla. Është një problematikë. Si drejtues i SPAK me aq sa më lejon ligji kam bërë gjithë përpjekje të nxis prokurorët dhe hetuesit, t’u krijoj kushtet me qëllim evadimin e çështjeve. Kam shtuar një prokuror në grupin e hetimit, kam shtuar numrin e hetuesve për çështjet konkrete. Hetimi është i vështirë. Krimet e natyrës korruptive janë më të vështirat, sepse janë krime intelektuale, ku fshihen gjurmët e krimit. çështja është në hetim paraprak, vazhdon të hetohet, dhe verifikohet përfshirja e çdo personi. Është hetim shumë kompleks”.

Dumani konfirmoi edhe një herë se ka një hetim paraprak në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD-it, ndërsa preferoi të mos jepte më shumë detaje.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy