Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e cilëson të drejtë kërkesën e prokurorëve të SPAK për heqjen e kufizimit të mandatit. Manja shtoi se një ndryshim i tillë kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, për të cilat maxhoranca është e hapur të diskutojë.
E kemi marrë kërkesën, por ky përcaktim është i përcaktuar në kushtetutë. Por nëse duhet heqja e këtij kufizimi duhet të ndërhyjmë në kushtetutë. Por ne jemi të hapur të diskutojmë. Kërkesa e tyre për mendimin tim është e drejtë.
Dy ditë më parë, përmes një kërkese zyrtare, 15 prokurorë të SPAK kërkuan zgjatjen pa kufizim të mandatit të tyre. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit 95/2016 që parashikon se mandati i tyre është 9-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.



