
Kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, priti në zyrën e tij kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Fisnik Qosja. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se më votën e 14 majit, kavajasit e çliruan qytetin nga monizmi i dytë.
Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.
Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës.
Kavaja është më e madhja nga shtatë bashkitë që opozita fitoi në zgjedhjet e 14 majit.



