
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm mes takimeve elektorale të kreut të PD Lulzim Basha në shkelje të masave anti COVID dhe të vaksinimit masiv në të gjithë vendin për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë.
“DY BOTË - Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman...
Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan Rama.



